Nuk ka ndalesë për ekipin e sapoformuar të femrave të Benfica. Të pamposhtura në Portugali, me 14 fitore në 14 ndeshje deri më tani, “Aguilas” regjistruan një rekord të ri kombëtar të shtunën, duke mposhtur Pego 32-0, fitorja më e thellë e parë ndonjëherë në vend.Si një nga klubet më historike dhe më të suksesshme të Portugalisë, shumë nga ekipet e femrave në këtë vend u trembën kur nisi formimi i Benfica për femra, muajin korrik të vitit të kaluar.
Sipas rregulloreve lokale, megjithatë, Benfica u detyrua të hyjë në sistemin e ligës nga poshtë, në Grupin D të Divizionit të Dytë. Në mënyrë të jashtëzakonshme, ekipi i trajnuar nga Joao Marques ka shënuar tashmë më shumë se 300 gola në mes të ligës dhe garës së kupës, duke mos pësuar qoftë edhe një gol të vetëm, me avancimin në kategorinë më të lartë të Portugalisë, në thelb të garantuar për sezonin e ardhshëm.Ekipi në fjalë aktualisht ka një avantazh vendimtar prej nëntë pikësh ndaj rivalëve më të afërt, fqinjëve të Sporting Lisbona, në krye të tabelës së renditjes, pas 14 ndeshjeve, me një diferencë golash prej 257-0.
Edhe Sporting nuk ishte në gjendje t'i rezistonte dominimit të “Aguilas”. Në derbin e janarit, ai u mposht 10-0, një lojë relativisht e ngushtë sipas standardeve të shkëlqyera të Benfica, por mjaft e lehtë për të siguruar “primatin” në kryeqytetin portugez, të paktën deri në sezonin e ardhshëm.Trajneri Marques ka luksin e një ekipi të mbushur me yje, sepse Benfica për femra investon shumë në talentin ndërkombëtar. Klubi mund të mburret edhe me tri anëtare të skuadrës kombëtare aktuale të Brazilit.





