Një rritje drastike kanë pësuar karburantet këto ditë.
Çmimi i një litri naftë është afër 200 lekë, më i larti i regjistruar ndonjëherë.
Por duket se nuk do ndalet me kaq.
Sipas deklaratës së ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka gjasë që kjo rritje të vazhdojë.
Rritja e kripur rëndon mbi xhepat e qytetarëve.
Por përtej kësaj situate, nuk mungojnë ironitë, satira dhe memet në rrjete.
Genc Sejko shkruan: “Ka shkuar nafta në Shqipëri sa Edi Rama” duke iu referuar gjatësisë 2.01 m të kryeministrit.
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur duke kapur vlerën e 194 lekëve për litër me të njëjtën kosto si në Zvicër.
Ndërsa sot, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja do të vazhdojë edhe për 6 muaj të tjerë, pasi sipas saj është e “detyruar” nga ana e bursës.