“Ajo që bie në sy te Mark Samson është qëndrimi i tij i vetëkontrollit të fortë dhe të qartë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe s’mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe hoqi qafe trupin e vajzës, ai ia doli të kthehej menjëherë në normalitet”, thuhet në vendimin e gjyqtares Antonella Minunni për caktimin e masës së arrestit ndaj 23-vjeçarit.
Në vendim thuhet se nga qëndrimi i Mark, i cili rrëfeu vrasjen e Ilaria Sulës, nga njëra anë, ai përpiqet të shfajësohet duke folur për një “gjest zemërimi dhe xhelozie” , duke shpikur si arsye ankthin e tij për të dalë me rezultate të mira në provimet në Universitet, nga ana tjetër, shfaqet i ftohtë, raporton Corriere.
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, thuhet në rezultatin e hetimeve të prokurorit, Giuseppe Cascini, shkruhet se Samson “takoi shoqen e saj, me të cilën ka ngrënë një piadinë, duke folur për problemet që kishte me Ilarinë (që e kishte vrarë pak më parë) dhe në të njëjtën kohë diskuton për çështje sipërfaqësore dhe banale të djemve.”
Ai nuk kishte asnjë shqetësim, nënvizohet në dosje, t’i dërgonte babait të Ilarias, edhe pse e kishte vrarë, mesazhe që supozohet se dërgoheshin nga vajza e tij.
Të njëjtën gjë bën edhe me shoqet e saj, duke u shtirur si Ilaria, duke i bërë të besojnë se shoqja e tyre ishte ende gjallë. “Ajo që bie në sy është se të gjitha këto i bën që në fillim”, shkruhet në dosje.