Marko Bankini do të jetë trajneri që do të udhëheqë ekipin italian të Komos, me vetëm një qëllim. Ta ngjisë ekipin në Seria C të futbollit italian.

38-vjeçari është një emër i dëgjuar edhe më parë pasi ka drejtuar skuadra edhe këtu në Shqipëri. Bankini ka ardhur fillimisht te skuadra e Teutës në sezonin 2013-2014 si pjesë e stafit të trajnerit Roberto Sorrentino, si dhe e drejtoi vetë ekipin për pak kohë pas largimit të Sorrentinos.

Megjithatë nuk është vetëm Teuta ku ai ka qenë por edhe skuadra e Laçit ku ai erdhi në sezonin 2015-2016. Përsëri edhe te Laçi ishte pjesë e stafit teknik duke përgatitur lojtarët nga ana atletike.