Një rastësi fatkeqe i ka marrë jetën 52 vjeçarit italian Pasqualino Lo Stocco. Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Venecia (në foto 52 vjeçari dhe shtëpia ku gjeti vdekjen).
Burri është penguar tek tapeti i shtëpisë, është përplasur me kokë në dritare dhe ka prerë fytin me xhamin e thyer.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, nën sytë e djalit të tij të mitur.
Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka rrëfyer para policisë të gjithë ngjarjen.





