Ka shumë zëra në qarkullim se jeta e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un është në fije të perit, ose ndoshta është tepër vonë.
Sot burimeve të ndryshme u është shtuar për herë të parë edhe një televizion i Hong Kongut, HKSTV, dhe afër pushtetit në Pekin, i cili deklaroi se nga “burime shumë solide” se Kim Jong Un ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
Ndërkohë, disa media japoneze si Shukan Gendai nuk konfirmojnë vdekjen, por pohojnë se diktatori gjendet në koma pas komplikacioneve të një operacioni në zemër.
Mirëpo, imazhet satelitore kanë zbuluar se një tren 250 metra i gjatë që i përket diktatorit është parë afër kompleksit të tij të pushimeve në Wonsan.
Edhe pse vendndodhja e Kim mbetet e panjohur, prania e trenit në një stacion hekurudhor aty pranë, të rezervuar për familjen Kim në zonën ‘elitare ’në bregdetin lindor, tregon se ai ka vizituar vendin.
Fotografitë më të fundit, që i përkasin 23 prillit tregojnë trenin që përgatitej për nisje.





