Nis hetimi dhe procedimi penal ndaj një gruaje 44-vjeçare në Durrës, menaxhere në një kompani private.

Kallëzimin në Polici për shtetasen me iniciale M.L., e ka bërë shtetasi F. H., banues po në Durrës, administrator në kompaninë ku ishte e punësuar shtetasja M. L., si menaxhere.

Sipas kallëzimit të administratorit, dyshohet se 44-vjeçarja duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.