Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, urbanisti Artan Kacani, njëherazi koordinator i Lëvizjes Bashkë në Durrës ka denoncuar përmbytjen e parkimit të ri publik pranë Stacionit të Trenit.

“Parkimi i ri në Durrës me standarte Europiane! U përmbyt me 3mm shi”,– shkruan Kacani, ndërsa publikon videon ku duket qartë që niveli i ujit është në disa centimentra pranë ashensorit të parkimit.