Mesfushori Ergys Kaçe është rikthyer në Kombëtare duke befasuar jo pak për mënyrën sesi ai u bashkua me kuqezinjtë.

Trajneri Christian Panucci, kur publikoi listën me 25 lojtarë, nuk e preferoi korçarin, por pas largimit të Eros Grezdës, i cili për arsye personale shkoi te klubi i tij Rangers për të finalizuar transferimin – italiani mendoi t’i jepte një shans mesfushorit të Panathinaikos.

Lajmin për rikthimin e tij në Kombëtare, e ka dhënë vetë mesfushori i cili ka postuar një fotografi në rrjetin social në Instagram me portierin Thomas Strakosha.

“Me vëllain tim", shkruan Kaçe, ndërsa ka etiketuar portierin e Lazio-s. Rikthimi i tij është një vlerë më shumë për kuqezinjtë në qendër të mesfushës, por ajo që bie në sy është mungesa e informacionit nga ekipi kombëtar.