Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është pjesë e listës prej 6 shkrimtarësh për të fituar çmimin britanik “The Indipendent 2013” për të huaj.
Kadare është përzgjedhur me veprën e tij “Darka e Gabuar”. Çmimi “The Indipendent” është për autorin dhe përkthyesin e saj. Vepra e Kadaresë është përkthyer nga John Hodgson.
Fituesi i çmimit do të shpallet më 20 maj. Autori fitues dhe përkthyesi, do të ndajnë në mënyrë të barabartë çmimin prej 10.000 paund.
“Darka e Gabuar” është botuar fillimisht në vitin 2008, ndërsa në 2012 ai është përkthyer në anglisht nga John Hodgson, përkthim i cili nga kritika në Britaninë e Madhe është cilësuar, brilant.





