Behar Fazliu, ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, ka shkruar Greiçevci.