Që në pranverë nuk ka më rregulla të forta dhe dallime nga kalimi i një stine në tjetrën, është një koncept tashmë shumë i qartë.
Nuk është rastësi që në pasarelat pranverë-verë shfaqen gjithmonë e më shpesh veshje që do t’i përcaktonim si dimërore dhe e kundërta.
Mes këtyre rasteve të pazakonshme është edhe kadifja. Një copë që të sjell në mendje sezonin e ftohtë.
Por, tani shfaqet në nuancat më delikate dhe pastel. Rishfaqet në disa fustane dhe aksesorë pranverorë shumë elegantë dhe të rafinuar.
Nga Valentino në Versace, ka shumë stilistë që e kanë propozuar atë në disa nga veshjet më të rëndësishme të verës.
Nga fustanet me lule të qëndisura, në sandalet perfekte për mbrëmje.





