Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i PD në 13 qershor, ditën e sotme nis turin e takimeve me anëtarët e PD-së në Berat.
Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, Kadilli bën me dije se ka vendosur që ta nisë me Beratin këtë tur, pasi në atë qark ka pasur një nga përvojat më të mira politike.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të bisedojnë për projektin, teksa ka publikuar oraret dhe vendet, ku do të zhvillohen takimet.
“Sot nis turin e takimeve me anetarët e PD në Shqipëri.
Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga përvojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë.
Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi.
Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja
Takimet janë:
Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit
Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00, Hotel Familjari” shkruan Kadilli në postimin e tij.





