Një nga përforcimet e Teutës, Kadriu, shprehet se ka zgjedhur ekipin durrsak pasi kjo skuadër përbëhet nga lojtarë të rinj dhe nga një trajner që mund të mësosh shumë si Magani dhe pikërisht për këtë arsye ka zgjedhur “djemtë e detit”.

“Dua ta nis bisedën time me falënderim për presidentin e Teutës si dhe trajnerin Magani. Janë këta dy persona arsyeja e ardhjes time tek Teuta. Të tregohem i sinqertë, kisha mundësinë e huazimit tek ekipi i Bylisit, por zgjodha Teutën për shumë arsye, është ekip me lojtarë të rinj, dhe mund të mësosh shumë gjëra nga Magani.

Kjo skuadër u jep mundësinë lojtarëve të rinj dhe është një skuadër që investon mbi të rinjtë dhe pikërisht kjo është një arsye e fortë që të isha pjesë e Teutës, por siç e thashë, më pëlqen shumë puna që bën trajneri Magani me këto lojtarë dhe pse të rinjtë në moshë u merr më të mirën e tyre pa i sforcuar.”