Kafeja gjatë shtatzënisë mund të pihet qetësisht nga nënat apo ka efekte negative mbi beben? Kjo pyetje është bërë shpesh nga gratë shtatzëna. Problemi i kësaj çështjeje është veçanërisht fetusi dhe sistemi i tij nervor, por ky diskutim vlen dhe për beben që ushqehet me gji. Disa kërkime kanë treguar se abuzimi me kafen gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një ngadalsim në rritjen e fetusit.

Femrat që pijnë doza të mëdha kafeje, do lindin fëmijë me peshë më  të ulët në krahasim me ato që nuk konsumojnë kafe. Sipas këtij studimi kafeja duhet të eliminohet plotësisht si dhe të gjitha pijet që përmbajnë kafeinë gjatë shtatzënisë është gjithashtu rreziku i një tromboze. Gratë shtatzëna duhet të përgatiten me ndryshimet hormonale që do të ketë fiziku i tyre.

Shumë studime i kundërvihen njëra tjetrës; ka nga ato që thonë se kafeja nuk bën mirë, por ka dhe nga ato që thonë se dy kafe në ditë nuk të bëjnë keq. Një studim i kryer së fundmi në Brazil ka arritur në përfundimin se “konsumi i kafesë gjatë shtatzënisë dhe nga mamatë që ushqejnë fëmijët e tyre me gji nuk duket se krijon probleme".

Disa fëmijë në realitet kanë pasur zgjim të vazhdueshëm gjatë natës, por jo me një përqindje më të lartë se mesatarja. Prandaj mund të mendohet që disave mund t’i krijojë probleme të vogla, kurse të tjerat mund ta pijnë rregullisht, por pa ekzagjeruar.