12nëntor 2015 – Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka finalizuar operacionin e koduar “Ekspresi”, duke bllokuar 570 kg kafe kontrabandë dhe arrestuar Fatmir Manen, 60 vjeç nga Durrësi.

“Më datë 12.11.2015, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 9 thasë lini të mbushura me kafe kokërr të papjekur dhe e pabluar me një sasi rreth 547 kg;

• një thes lini kafe kokërr e pjekur e pabluar me një sasi rreth 20 kg;

• tre qese ngjyrë blu të mbushura me kafe kokërr e pjekur;

• një kuti kartoni e mbushur me qese paketimi ngjyrë blu me mbishkrimin Aroma Caffe;

• një mulli bloje kafe;

• një pajisje për pjekje kafe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale”Fshehja e të ardhurave”, ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë’ dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit” parashikuar në nenet.

/portali DurresLajm/