9nëntor 2015 – Për të zënë radhën në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Fier duhet të paguaje. Pas denoncimit të bërë nga qytetarët, sot u arrestuan 5 persona, mes tyre 3 punonjës të QKR-së, të cilët akuzohen se merrnin para nga qytetarët në këmbim të përshpejtimit të procedurave.
Mehmet Muskaj, Martin Tahmazi si dhe Ervin Kumanakun akuzohen për “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. E njëjta masë u caktua dhe për Nexhat Kullë dhe Zalo Mukajn, ndaj të cilëve rëndon akuza për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet ka rezultuar se, në këmbim të shërbimit, bashkë me dokumentet, qytetarët u premtonin dhe u tregonin sekserëve se, t’u jepnin dhe “kafen”, “njëzetshen”.
/portali DurresLajm/