Mund të duket si një iluzion optik. Por kjo është një kafene e vërtetë në Korenë e Jugut, e krijuar me mjeshtëri për t'u dhënë klientëve përshtypjen sikur janë brenda një karikature.
Cafe Yeonnam-dong' në Seul u hap vitin e kaluar dhe çdo gjë brenda nga dekori tek mobilimin deri tek enët janë në ngjyrë bardhë e zi.
Pronari Eunjin Lee tha për MailOnline Travel: "Ne krijuam kafenenë sepse nuk kishte diçka të tillë në Kore, apo edhe në botë. Ne u përpoqëm të bënim një koncept shumë të veçantë. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm këtë stil."
Kafene është veçanërisht popullore tek të rinjtë që dëshirojnë të realizojnë foto në "kafenenë karikaturë".





