Hulumtimi i dr.Josep M. Serra Grabulos-it, nga departamenti i klinikës psikiatrike dhe psikobiologjike, dhe i kolegëve të tij të universitetit të Barcelonës tregoi se kombinimi i kafeinës dhe glukozës e përmirëson aktivitetin e trurit.
Truri i personave që njëkohësisht konsumojnë kafeinë dhe glukozë (pinë kafe edhe hanë biskota) punon më efektshëm se sa personat, të cilët kanë konsumuar vetëm kafeinë apo vetëm glukozë.
“Zbulimi ynë kryesore është kombinimi i këtyre dy gjërave të cilat përmirësojnë funksionet kognitive në kuptim të përqendrimit më të mirë dhe më të gjatë dhe të kujtesës më të mirë, duke rritur efikasitetin e asaj pjese të trurit e cila është përgjegjëse për këto dy funksione”,- sqaroi Grabulos.