13 shtator 2014 – Lidhja mes konsumit të kafes dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar në shumë studime, por rezultatet ngelen kundërthënëse.
Shumica e studimeve nuk kanë zbuluar që konsumi i kafes rrit rrezikun per prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.
Në njërën anë, përzierjet organike të natyrshme që ndodhen në kafen e pa filtruar si kafestol dhe kahveol, të dyja duken se rrisin rrezikun për sëmundjet koronare të zemrës.
Disa studime kanë konfirmuar efektin e saj në rritjen e kolesterolit.
Konsumimi i kafes është gjithashtu i lidhur me një rritje të plazmave homocistine që përbën njërin prej faktorëve të mëdhenj të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës.
Në anën tjetër, një rrezik i vogël i sëmundjes së zemrës në mesin e atyre që pinë kafe në masë mesatare ndoshta është për shkak të antioksiduesve që gjenden në kafe.
Përveç kësaj të fundit kafeina mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër, veçanërisht tek ata njerëz që bartin variantin e gjenit të “ngadalshëm” për enzimën që metabolizon kafeinën.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





