Ukraina po vuan pasoja të rënda nga lufta me Rusinë, teka përveç njerëzve duket se dhe kafshët janë dënuar me vdekje.

450 qen u gjetën të ngordhur në një strehë, pasi ishin lënë prej shumë kohësh pa ushqim dhe pa ujë. Sipas autoriteteve, për shkak të sulmeve të herë pas hershme nuk mundën që ti lironin kafshët.

Kafshët e Ukrainës të dënuara me vdekje/ 450 qen

Nga ana tjetër, në një kopsht zoologjik në Kharkiv, administratorët po mendojnë t’i vendosin kafshët në gjumë për shkak se nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar nga dëmtimet që parku ka pësuar pas bombardimeve. Sipas themeluesit të parkut, kafshët kanë mundur t’u mbijetojnë sulmeve, por kafazet e tyre janë shkatërruar dhe për këtë arsye ata mund të dalin jashtë nga momenti në moment.

“Nuk ka më Ecopark. Pas bombardimit të djeshëm,  parku është shkatërruar thuajse i tëri. Kafazet e kafshëve janë shkatërruar dhe infrastruktura. Por tigrat dhe luanët kanë mbijetuar mrekullisht. Hapësirat e tyre janë dëmtuar shumë dhe mund të dalin jashtë nga momenti në moment”, tha themeluesi Oleksandr Feldman.

Në kopshtin zoologjik ndodhen rreth 6810 specie të ndryshme që janë “dënuar” me vdekja për shkak të pushtimit të Ukrainës.