• Kafshimi i thonjve është një defekt i mundëshm tek pjesa më e madhe e personave dhe herë – herë është i vështirë për t’u eleminuar. Të paktën 5 në 100 njerëz i dedikohen kafshimit të thonjve, i cili në kuptimin e plotë të fjalës është një kalim kohe i pakëndshëm dhe i dëmshëm për shëndetin.

Zakonisht kafshimi i thonjve fillon para moshës 6 – vjeçare, por mund të zgjasë deri në adoleshencë e më gjerë. Piku i kafshimit të thonjve në fakt është nga mosha 10 – 18 vjeç, por ka edhe nga ata që nuk mund t’i shpëtojnë këtij zakoni, edhe më vonë në jetë.

Kafshimi i thonjve bën që çdo mikrob i ndodhur nën thua të përfundojë në gojë, duke sjellë rrezik për organizmin. Thuhet se kafshimi i thonjve ndikon në largimin e ankthit dhe të stresit, por është thjesht një zakon që duhet larguar një orë e më parë.

Si mund ta largojmë këtë zakon prej vetes?

Përdorimi i një manikyri të hidhur për thonjtë

Në farmaci ekzistojnë disa përgatitje që përhapen në thonj të cilat ulin dëshirën për kafshimin e tyre. Me anë të kësaj përgatitjeje, me pak vullnet nga ana juaj mund të largoni këtë ves nga vetja.

Mbani një ditar ku ka shprehje të këqija mbi thonjtë

Një ditar i tillë i cili do t’ju kujtonte në çdo kohë rreziqet që kanoset nga kafshimi i thonjve do t’ju bëjë të reflektoni për të mos rënë pre e këtij fenomeni negativ. Kjo mund të jetë një strategji ndërhyrëse për të eliminuar problemin.

Zgjidhni të tjera alternativa antistres

Kafshimi i thonjve varet gjithnjë nga ankthi dhe stresi. Për të mbajtur larg këtë fenomen përpiquni të përtypni vazhdimisht çamçakëzë ose të luani me top antistres.