Tiranë, 25 korrik 2014 – Një 35-vjeçar është kafshuar nga miu i kuq, ndërsa familjarët apelojnë për të dhuruar gjak. 35-vjeçari nga Kalaja e Dodës prej 5 ditësh ndodhet në gjendje kritike për jetën i shtruar në qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e kafshimit nga miu i kuq.
Mësohet se Nuri Gjorgji ka nevojë për gjak të grupit AB negativ. Kjo nuk është e vetmja fatkeqësi për familjen Gjorgji, pasi ditë më parë vëllai i Nuriut, humbi jetën si pasojë e kafshimit i miut të kuq.
Sipas informacioneve, mësohet se 35-vjeçari, babai i tre fëmijëve, punonte si çoban.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





