Një djalë e ka pësuar keq pasi ka kafshuar baterinë e celularit të tij “iPhone”,për të provuar cilësinë e metalit.
Në këtë rast, bateria e litiumit nuk duroi dhe mori pikërisht flakë, moment ky i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit elektrik.
Videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale duke bërë kështu xhiron e botës. Bateritë e litiumit po japin shumë probleme në të vërtetë për prodhuesit.
Ata që dinë diçka më shumë janë “Samsung”-u, me “Galaxy Note 7” dhe “Sony”, i cili në 2016-ën tërhoqi nga tregu thuajse 10 milionë bateri litiumi për laptopë.





