Boksieri anglez, Kash Ali, i inspiruar nga legjenda Mike Tyson, në përballjen me kundërshtarin e tij nga Liverpooli David Price në një duel për peshat e rënda, Ali u kujtoi të apasionuarve të boksit gjestin e shëmtuar të Mike Tyson ndaj Evander Holyfield.
Në raundin e pestë të përballjes, Kash Ali e rrëzon kundërshtarin në mes të ringut dhe në mënyrë të pabesueshme i ngul dhëmbët në bark, duke mos e kontrolluar veten.
Pamjet tregojnë qartë David Prize që i drejtohet gjyqtarit me fjalët: “Ref (gjyqtar), po më kafshon!”Kash Ali, 27 vjeç, i pamposhtur në 15 duele, u skualifikua pas veprimit të shëmtuar, ndërsa rivali i tij deklaroi:
“Ai është një fatkeqësi për atë që bëri.”





