Portieri legjendar gjerman, Oliver Kahn, së shpejti mund të bëhet pronar i një klubi të njohur, dhe ai është gjiganti francez Bordeaux.Sipas mediave franceze, Kahn iu drejtua drejtuesve të Bordeaux me një ofertë prej 30 milionë eurosh, e cila u refuzua, por negociatat do të vazhdojnë.RMC Sport raporton se pronari aktual i Girondins Bordeaux, Gerard Lopez, e refuzoi ofertën sepse ajo erdhi “pa prova të parave”.“Ne kemi qenë në negociata intensive me pronarët dhe aksionarët për një kohë të gjatë për blerjen e mundshme të aksioneve në klub.
Situata është shumë e komplikuar, por ne kemi bërë hapin e parë me një ofertë prej 30 milionë euro”.“Qëllimi është të kthejmë klubin në divizionin e parë në vitet e ardhshme. Ne e konsiderojmë veten pjesë të zgjidhjes dhe jam i sigurt se mund ta gjejmë atë”, ka thënë Kahn. Kahn ka qenë jashtë fushës që nga prilli 2023 pasi u largua nga Bayern Munich kur u shkarkua nga posti i menaxherit të përgjithshëm dhe hyrja e tij në Bordeaux sigurisht që do të ishte një surprizë e madhe duke pasur parasysh që gjigantët francezë po konkurrojnë në ligën e katërt pas falimentimit.
Pas 24 xhirove të grupit të tyre të ligës së katërt, Bordeaux është në vendin e tretë me 39 pikë të fituara, gjashtë më pak se lideri Saint-Malo. Ylli kryesor i skuadrës dikur të famshme është sulmuesi anglez Andy Carroll, i cili shënoi 10 gola në 15 ndeshje në divizionin e katërt. Bordeaux ishte kampion i Francës gjashtë herë, herën e fundit në vitin 2009 dhe u rrëzua nga radhët e elitës në vitin 2021.Për Bordeauxin kanë luajtur ndër të tjera yje të mëdhenj si Alain Giresse, Jean Tigana, Christophe Dugarry, Pedro Pauleta dhe sigurisht emri më i madh është Zinedine Zidane.