Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili i ka drejtuar mesazh shefave të komisariateve të kryeqytetit, duke e cilësuar të turpshme situatën, nëse vërtet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës, i shpallur në kërkim prej muajsh, shëtit i lirë në rrugët e kryeqytetit.
Paloka shkruan në Facebook se ky reagim është një tjetër turp ndërsa thotë se në krye të vendit sa të jetë Rama do vendosen kriminelë, ndërsa policia dhe drejtësia do kenë të njejtën sjellje.
POSTIMI I PALOKËS
“Turp”..?!
Turp eshte qe keta vazhdojne te tallen e ti trajtojne shqiptaret si budallenj ! Lenia ne liri e kajmakut te “rilindjes” eshte vazhdim i krimit te urdheruar prej Rames, te atij qe i mbeshtet, i emeron kryetar bashkie , deputet e ministra dhe kur kapen ne krim , nuk lejon as policine e as drejtesine ti prekin.
Publikojne nje mesazh te drejtorit te narkopolicise se Rames, qe gjoja rastesisht eshte infiltruar ne media, per t’ju thene shqiptareve se nuk jane keta qe e lene te lire.
Eshte e njejta polici e prokurori qe arrestojne me urdher botues e lene te lire, madje dhe mbrojne kriminelet e “rilindjes”!
Sa te jete Rama aty, kjo do jete dhe sjellja e policise dhe drejtesise; kriminelet ne krye te vendit e te tjeret ne burg





