DURRËS, 5 nëntor 2014– Zërat për ndarjen e futbollistit Kaka nga bashkëshortja e tij Caroline Celico kishin dalë që në verën e kaluar, kur lojtari u largua nga Milani për t’u transferuar tek San Paolo e tani, zëdhënësi i mesfushorit brazilian ka konfirmuar ndarjen: "Janë ndarë, por nuk mund të jap asnjë detaj. Janë gjëra private". Kaka është martuar me Caroline në vitin 2005 dhe pas nëntë vitesh martesë ka ardhur divorci. Në një intervistë të mëparshme për revistën "Epoca", Caroline thonte: "Jemi lidhur që kur ishim 13 vjeç dhe u martuam kur mbushëm 18 vjeç. Është normale që një marrëdhënie e tillë të ketë kriza". Sipas faqes braziliane "Ego", një nga motivet kryesore të ndarjes është zgjedhja eKaka për të luajtur në SHBA. Nga janari i ardhshëm braziliani do të luajë për Orlandon.
Kaka ndahet nga bashkëshortja
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





