Pasi shkëlqeu me AC Milan si lojtar, Kaka u rikthye në San Siro ditën e premte dhe tifozët ishin siguruar mirë që t’i organizonin një pritje të shkëlqyer!

Braziliani luajti për “rossonerët” nga viti 2003-2009, ku numëron 270 paraqitje për klubin dhe 95 gola, duke fituar titullin e Serie A, Ligën e Kampioneve dhe një Kupë Bote për Klubet gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Tifozët janë ende mirënjohës për atë se çfarë Kaka ka dhuruar për këtë skuadër, dhe siç mund të shihet në videon e mëposhtme, thirrën një zëri e shpërthyen në duartrokitje pasi emri i tij u thirr  në “San Siro” përpara fitores së Milanit ndaj Romës mbrëmjen e së premtes.

36-vjeçari nuk ndodhet në Itali thjesht për vizitë. Ai është duke u përgatitur për të marrë një post drejtues në ish- klubin ku ka luajtur më herët, përkrahë shokëve Leonardo dhe Paolo Maldini.