11 mars 2015 – Pas një operacioni policor, në pikën kufitare të Kakavijë janë ndaluar 38 shtetas të huaj, të cilët po tentonin të largoheshin në mënyrë ilegale drejt vendeve të Europës Perëndimore.
Midis këtyre shtetasve të ndaluar, janë 2 gra, 13 meshkuj sirianë dhe 5 irakienë. Ndërsa, klandestinët e tjerë janë afrikanë nga Kongo, Gambia dhe Mali.
Policia kufitare ka bërë me dije se klandestinët janë të gjendje të mirë shëndetësore dhe po procedohet për riatdhesimin e tyre.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





