KAKAVIJË – Autoritetet kufitare greke kanë kthyer në kufi 10 familje shqiptare për parregullsi në dokumentacionin e identifikimit. Familjet shqiptare mësohet se pasditen e sotme kanë tentuar të kalojnë kufirin shqiptar, ndërkohë që bëhet e ditur se atyre iu është ndaluar kalimi në tokën helene. Shkak për këtë mësohet të jetë shënimi i vendlindjes së fëmijëve shqiptarë në pasaportat e tyre, raporton Balkanweb.
Pala greke pretendon se në pasaportat e fëmijëve shkruhet Greqi dhe jo Greece. Familjarët shqiptarë janë shprehur të shqetësuër për këtë fakt, ndërkohë që ende nuk kemi një reagim nga pala shqiptare.





