GJIROKASTËR, 25 gusht 2013 – Policia kufitare e Kakavijës gjatë kontrollit të një mjeti me targa greke YKY1936 ka mundur të sekuestrojë 4 pako marijuana, të fshehura në dyert e automjetit.
Mësohet se makina tip Volksëagen Golf drejtohej nga 22-vjecari Jorgo Franko, i cili e kishte fshehur drogën dy pako në njërjën derë të mjetit dhe dy në tjetrën.
“Shtetasi Jorgo Kristaq Frango i datëlinjes 01.10.1991 lindur në Vrisera, Gjirokastër me mjetin me targë YKY1936 e markës Volksëagen Golf pasi mbaroi me regjistrimin u kalua për kontroll në vijën e dytë te ura ngritëse. Gjatë kontrollit të mjetit u konstatua se tek dyert e mbrapme në brendësi janë të vendosura pako të mbështjella me natriban të cilat dyshohen si lëndë narkotike rreth 4-5 kg. Menjëherë u bë bllokimi i shtetasit dhe mjetit me lëndën narkotike dhe u lajmëruan shërbimet e tjera për vazhdimin e procedurave të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e policisë.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët kundër narkotikëve.





