KAKAVIJË – Një numër i madh veprash arti, që sipas policisë janë të vjedhura, u sekuestruan sot në pikën kufitare të Kakavijës, teksa një shtetas nga Tirana tentonte t’i transportonte ato ilegalisht jashtë vendit. 

Policia sqaron se personi në fjalë i kishte fshehur veprat e artit në një çantë dhe ishte pasagjer në makinën ku u krye kontrolli. 

Sipas policisë mes veprave të artit kishte kryqe, piktura dhe ikonostase, ndërsa dyshohet se këto objekte u përkasin koleksioneve të kishave në jug të vendit.

Policia e Gjirokastrës po punon për të zbardhur origjinën e tyre. Për arsye hetimore nuk bëhet i ditur as identiteti i personit të arrestuar.