17 shkurt 2015 – Një maksi-operacioni i quajtur “Xhentëllmen” i Rojes së Financës italiane u finalizua me 33 të arrestuar (italianë, shqiptarë e jug-amerikanë), me mbi tre ton drogë (kanabis, kokainë, heroinë) të kapur në vite dhe mbi 20 armë zjarri të sekuestruara, përfshirë 8 kallashnikovë me origjinë nga Shqipëria.
Ky operacion kishte filluar rreth një vit më parë, por faza e tij përfundimtare filloi në mbrëmjen e Shqn Valentinit, më 14 shkurt. Një pjesë prej të arrestuarve ishin në burg për episode droge apo trafiku armësh, dhe urdhër arrestet ju njoftuan në biruca. Finacierët italianë arrestuan edhe 9 shqiptarë të gjithë bashkëpunëtor të ngushtë të klanit “Zingari” (Arrixhinjtë) ndër më të rrrezikshmit e Ndrangetës kalabreze. Shqiptarët ishin specializuar në furnizimin e Ndrangetës me kanabis në sasi prej disa kuintalësh deri në 2 ton. Ata gjithashtu e furnizonin Ndrangetën edhe me një pjesë të arsenalit të saj luftaak kryesisht kallashnikovë, prodhim kinez dhe shqiptar, pistoleta Tokarev dhe lëndë eksplozive tip T4 ose TNT.
Shqiptarët e arrestuar në këtë operacion janë:
Gazmend Alliu, 37 vjeç
Dilaver Hajdini, 33 vjeç
Ledio Hajdini, 24 vjeç
Zigur Ahmetaj, 27 vjeç
Zamir Oruci, 36 vjeç
Klodian Peza, 35 vjeç
Fisnik Smajli, 41 vjeç
Ilir Ulqinaku, 39 vjeç
Arben Zela, 32 vjeç
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





