Vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës, e cila arrin sërish një numër të lartë për muajin korrik.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se vizitat turistike në kalanë e Gjirokastrës gjatë muajit korrik 2024 ishin më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
35,996 vizitorë gjatë kësaj periudhe ose 13.78% vizitorë më shumë se gjatë të njëjtit muaj të vitit 2023 vizituan kalanë.
Edhe sa i përket statistikave që ndau ministri Blendi Gonxhja, rreth kalave e monumenteve të kulturës, në krye qendronte kalaja e Gjirokastrës, si institucioni më i vizituar për periudhën janar-korrik 2024.
“Listën e kalave dhe monumenteve më të vizituar e kryeson kokëlartë dhe krenare, Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit.