Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e saj më emocionuese teksa tashmë kanë mbetur edhe vetem pesë ndeshje nga fundi i sezonit. Edhe java e 32, rezervon përplasje që mund të vendosin shumë për fatet e skuadrave, teksa kjo javë do të jetë e ndarë në dy ditë.
Gjithçka nis të premten, në orën 18:00 ku Kukësi një zhgënjim i këtij sezoni, pret në Elbasan, Vllazninë pretendente për titull. Sakaq, të shtunën do të luhen katër sfidat e mbetura.
Dy prej tyre nisin në orën 16:00, teksa Tirana pret Kastriotin, ndërsa Apolonia luan ndaj Laçit.Në orën 19:00, zbresin në fushë dy pretendente të tjera për titullin me Teutën që pret Bylisin dhe Partizanin që udhëton në Korçë për t’u përballur me vendasit e Skënderbeut.
Ndeshjet, e premte:
18:00 Kukësi-Vllaznia
E shtunë:
16:00 Tirana-Kastrioti
16:00 Apolonia-Laçi
19:00 Teuta-Bylis
19:00 Skënderbeu-Partizani





