Angli, 4 qershor 2014 – Edhe pse vitet ikin shpesh dhe tashmë është 88 vjeç, Mbretëresha Elisabeth II praktikon çdo mëngjes kalërimin.

Këtë sport ajo e ka praktikuar që në moshën 4 vjeçare. Nëse e shohim vazhdimisht nëpër tribuna apo nëpër festa, pakkush e di se edhe pse 88 vjeç ajo vazhdon t’i hipë kalit dhe të praktikojë sportin e kalërimit.

Dje ajo ka përfituar nga rrezet e diellit në këtë muaj qershori dhe e veshur me pantallona të bardha, pardesy bezhë dhe një shami në kokë për të mos i prishur modelin e flokëve ka bërë një xhiro me kalë.

Vetëm shala mbretërore ishte ajo që e dallonte nga kalorësit e tjerë. Jo me kot ajo vazhdon ende të mbetet në formë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/