Poloni, 15 qershor 2014 – Një kafshë e dhënë hua duhet mbrojtur mirë. Ndaj një 48-vjeçar në Poloni ka vendosur që kalin e dhënë hua nga shoku i tij ta mbajë në ballkon në mënyrë që të mos ja vjedhin.
 
Borys Kozlowski nga Grajevo i Polonisë e “rehatoi” atë në ballkon pa menduar nëse kafsha kishte apo jo frikë nga lartësia. Ai i ka vënë kalit emrin Dolina. “ Nuk doja që të ma vidhnin pasi kam shumë punë për të bërë, ndaj e ngjita aty sipër”- është shprehur Borys.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/