Një kalë i quajtur Storm, ka siguruar 34.000 ndjekës në Instagram për shkak të flokëve të gjata me onde ngjyrë argjendi.
Kali 8-vjeçar është bërë i famshëm e po çmend rrjetin për flokët e lëmuar dhe të përsosur, të cilat i bien poshtë shpinës.
Madje Storm ka marrë pseudonimin "Rapunzel", karakteri i njohur i përrallave që i ka flokët shumë të gjata.
Pronarja e kalit është studentja 24-vjeçare Naomi Beckers, e cila e bleu atë para 2 viteve më parë pasi u mrekullua nga flokët e Storm.





