Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, policia e Durrësit arreston në flagrancë një 29-vjeçar, i cili mbante armë zjarri pa leje, në banesë.
Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje, e cila u sekuestrua.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.