Katër shtetas turq janë arrestuar në portin e Durrësit ditën e sotme, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale: M. T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç.
NJoftimi i policisë:
Goditen nga Policia Kufitare, 4 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:
M. T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





