Policia rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve që kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për aksidente. 

Shërbimet e policisë që ndalojnë dhe gjobisin qytetarë të cilët nuk kalojnë rrugën në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve. Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve kanë qenë në vlerën e 1 mijë lekëve. 

Në vitin 2022 këmbësorët sipas statistikave kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.