Një person është mbytur ditën e sotme tek “Rana e Hedhur” në Shëngjin.

Alarmi është dhënë nga kalimtarë të rastit që kanë parë trupin e viktimës të pluskonte në det.

Policia Kufitare mësohet të jetë nisur drejt vendngjarjes, pas sinjalizimeve.