Edhe pse nuk përmendet shpesh, kaliumi është një ndër mineralet më të rëndësishme për shëndetin tonë. Ai ndihmon në forcimin e muskujve, funksionimin normal të nervave dhe mirëmbajtjen e qarkullimit të gjakut. Por mungesa e tij shpesh kalon pa u vënë re.

Sasia e rekomanduar ditore është 4,700 mg, por për shkak të konsumit të lartë të kripës, shumë njerëz e humbin atë më shpejt nga sa e marrin. Kjo përkthehet në lodhje të përgjithshme, tension të lartë, muskuj të dobët, çrregullime të rrahjeve të zemrës, marramendje, madje edhe konstipacion.

Simptomat kryesore të mungesës së kaliumit përfshijnë:

  • Ndjesi lodhjeje të vazhdueshme,
  • Tension të lartë të gjakut,
  • Dobësi muskulore apo kontraktime,
  • Rrahje të çrregullta të zemrës,
  • Marrje mendsh ose humbje ndjenje,
  • Probleme me tretjen.

Për të ruajtur nivelet e duhura të kaliumit, është e rëndësishme të shmangni ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sodium, si ushqimet e ngrira, patatinat apo biskotat.

Ushqimet më të pasura me kalium janë:

  • Fasulet e bardha – 1,004 mg për filxhan,
  • Avokado – 690 mg për një copë,
  • Patatja e ëmbël – 438 mg për një kokërr,
  • Banania – 422 mg për një frut,
  • Salmoni – 416 mg për 85 gr,
  • Bizelet, sardelet, brokoli, qitro dhe qumështi gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme.

7 përfitimet kryesore të kaliumit për organizmin:

  1. Ul tensionin e gjakut dhe përmirëson funksionin e zemrës,
  2. Mbështet metabolizmin,
  3. Parandalon kontraktimet dhe dhimbjet muskulare,
  4. Forcon kockat,
  5. Ndihmon sistemin nervor,
  6. Përmirëson tretjen,
  7. Parandalon çrregullimet në funksionin e veshkave.

Nëse përjetoni simptoma të vazhdueshme si lodhje apo rrahje të çrregullta të zemrës, është e këshillueshme të bëni analiza për të kontrolluar nivelin e kaliumit në gjak dhe të konsultoheni me një mjek.