Kaljari po kalon një superformë në Serinë A dhe këtë e tregoi edhe njëherë tjetër në ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës, të cilën e fitoi thellë me rezultatin 5-2. Skuadra e udhëhequr nga kapiteni Naingolan, ishte si një uragan dhe nuk e la ekipin e Montelës të  merrte “frymë”.

Belgu ishte protagonist në këtë sfidë, pasi dhuroi tre asist shumë inteligjentë dhe shënoi një supergol.Kaljari hapi serinë e golave në minutën e 17-të me anë të Rog, në pjesën e parë vijuan golat e Pisakane dhe Simeone. Ndërkaq në të dytën Jao Pedro dhe Naingolan me supergolin e tij e çuan rezultatin në 5-0.

Vlahoviç ishte ai që shënoi dy golat për Fiorentinën. Kështu me këtë trepikësh Kaljari ka shkuar në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Fiorentina ka mbetur në vendin e tetë me 16 pikë.