Mesfushori i Teutës Sherif Kallaku i dha fund aludimeve se mund të kalojë te Partizani. Pasi i dha fitoren ekipit durrsak me penalltinë e tij, Kallaku theksoi se ndodhet në një skuadër me lojtarë cilësorë dhe nuk ka arsye të largohet. Ndërkohë, ai ia dedikoi golin ish-trajnerit të Teutës Blendi Shkëmbi duke i shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin mes tyre.
“Teuta merr fitore me rëndësi ndaj Partizanit – Këtë fitore e bëri e gjithë skuadra, jo vetëm goli im. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Më vjen mirë që kjo fitore erdhi pas kësaj kthese. Në vazhdim, uroj të kemi paraqitje më të mira. Na u rikthye fati, në takimet e kluara kemi luajtur mirë, por na ka munguar fati. Më erdhi mirë që ekipi e kërkoi fitoren.
Ofertë nga Partizani – Të të kërkojë Partizani nuk është pak. Të ishte në dorën time, do të bëhej ndryshe. Kur ekipi është mirë, pse duhet të largohem?!
Dedikimi i golit – Shëkmbi e meriton diçka të tillë se ka bërë punë të mirë te skuadra. Ndihem krenar që kam punuar me të. Më vjen mirë që ka ardhur një ish-numër 10. I uroj shumë suksese dhe teknikut tonë të ri”, përfundoi organizatori i Teutës dhe kapiteni i Shpresave.





