Sherif Kallaku është gati për skuadrën e Teutës. Pas largimit të tij nga ekipi i Tiranës, fantazisti do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për “Djemtë e Detit”. Durrsakët kishin merkaton e bllokuar, por falë lëvizjes së shpejtë të drejtuesve, është rregulluar gjithçka.
Mesfushori tashmë është regjistruar në radhët e organikës së Teutës dhe do të jetë gati të luajë që në sfidën e radhës ndaj Egnatias. Një afrim i rëndësishëm ky për durrsakët, të cilët do të tentojnë në këtë sezon futbollistik të marrin maksimumin. Aktualisht Teuta ndodhet në vendin e nëntë me 17 pikë.