I aktivizuar nga stoli, Kallaku arriti t’i jepte fitore skuadrës së tij. Ai u shpreh pas ndeshjes se Teuta ka mundësi për të bërë më shumë megjithëse është i kënaqur me pozicionin aktual.
“Goli? Ishte parandjenjë e imja dhe jam i lumtur që vijmë te fitorja pasi kemi barazim dhe humbje. Ishte fitore me vlerë për ne. Duke parë ndeshjet e Superiores dhe rezultatet, nuk ka diferencë. Jemi shumë mirë në pozicionin aktual, por kemi mundësi për të bërë edhe më mirë. Mungesa? Është përgjigje e vështirë sepse Teutën e shoh mirë si me mua, ashtu edhe pa mua. Mundohem të bëj më të mirën për Teutën dhe mendoj se e kam bërë gjithmonë. Kartoni i verdhë? Nuk jam lojtar që bëj shumë faulle dhe nuk jam problematik me kartonë. Sot ishte parandjenjë dhe dëshirë për t’i dhënë fanellën tifozit sepse më kanë shkruar gjithmonë dhe mbështetur”, tha Kallaku.





