Është një nga futbollistët më të spikatur të Kategorisë Superiore dhe kërkon të rikthehet sa më shpejt të ushtrojë profesionin dhe pasionin e tij. Bëhet fjalë për talentin e Teutës, Sherif Kallaku, i cili nëpërmjet Instagram ka theksuar se stërvitjet duhen lejuar pasi hapësira e madhe që kanë futbollistët e bënë të mundur zbatimin e rregullit të distancimit.

Kallaku ka krahasuar edhe një foto të stërvitjes së duursakëve me grumbullimin e njerëzve që bëhet ditëve të diela nga liqeni i Tiranës, ku rreziku i infektimit sipas mesfushorit është dukshëm më i madh.

Ndërkohë, në krahasimin e Kallakut nuk ka munguar edhe një foto nga emisioni e “E diela shqiptare”, ku sërish ka shumë njerëz në shumë pak metra.

Ndaj, për 22-vjeçarin është e kotë pritja, pasi stërvitjet e futbollistëve në stadiume përbëjnë një rrezikshmëri minimale dhe thirrja e tij është e qartë: “Hapni futbollin”.