Futbollisti i Teutës, Sherif Kallaku, ka vijuar stërvitjen indviduale. 22-vjeçari është parë në zonën e Kallmit duke vijuar vrapimet dhe ushtrimet e tjera për të qenë në formë për pjesën e mbetur të sezonit.

Kallaku është një nga më të spikaturit në Superiore duke zgjuar interesin e shumë klubeve Europianie.

Me shumë gjasa, futbollisti nga Fushë-Kruja, mund të transferohet në një kampionat më cilësor.